Flash News

Ditari i Opozitës

Socialistët largohen nga mbledhja e Komisionit Hetimor, Alibeaj detyrohet ta mbyllë: Strategji për të penguar punimet

Socialistët largohen nga mbledhja e Komisionit Hetimor, Alibeaj detyrohet

Ka përfunduar mbledhja e dytë e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit. Anëtarët e PS e braktisën mbledhjen, duke mos marrë pjesë në votimin e rregullores.

Më pas kryetari i komisionit, Enkelejd Alibeaj u detyrua të mbyllë diskutimet pasi nuk plotësohej kuorumi. Kjo mbledhje u shoqërua me debate  mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.

Mbledhja e radhës do të zhvillohet më 27 tetor. Kështu bëri me dije Alibeaj në një prononcim për gazetarët, pasi përfundoi mbledhja.

Largimin e socialistëve, ai e konsideroi strategji për ta penguar mbledhjen dhe punimet e këtij komisioni. Alibeaj u shpreh se në vazhdimësi do të thirren dëshmitarë, do të merren dokumentet dhe më pas do të analizohen konkluzionet.

“Kjo është një strategji e tyre për ta bërë të pamundur mbledhjen e komisionit. Dy ishin propozimet e palës tjetër që nuk u ra dakord dhe ka një arsye. E para drejtimi i komisionit. Ligji thotë se komisioni drejtohet nga kryetari dhe cakton datën dhe orën. Propozimi i dytë kishte të bënte me drejtën e cdo anëtari për të kërkuar marrjen e provave.

Baza normative për funksionimin e komisioneve hetimore është e plotë. Komisioni e ka të gjithë bazën normative për të funksionuar me forcë të plotë. Për këtë arsye në datën 27 ora  11 është caktuar seanca e radhës.  E kuptoj që ka një strategji për te penguar punën e komisionit”, tha Alibeaj.

 

Të fundit