Flash News

Ditari i Opozitës

Sondazhi/ Hajdari: 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar, bashkohuni në denoncime dhe protesta!

Sondazhi/ Hajdari: 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë

Referuar të dhënave të sondazhit të IDM Albania, anëtarja e Këshillit Kombëtar, Rudina Hajdari thotë se 83.7 % e shqiptarëve e konsiderojnë qeverinë si të korruptuar. Gjithashtu shton se 73% ndihen të pasigurt për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend.

Në një deklaratë nga selia blu, Hajdari ndalet te niveli i korrupsionit dhe krimit në vend.

“Teksa shqiptari mesatar është duke u përpjekur të mbyllë muajin, mes çmimeve të rritura të mallrave, ushqimeve dhe shërbimeve, dhe pagave me të ulëta në rajon, qeveria e Edi Ramës vazhdon të paguajë miliona euro për inceneratoret që nuk ekzistojnë, për koncesione te cilat nuk i japin asnjë shërbim qytetarit; vazhdon të shpenzojë para të buxhetit për luksin dhe tekat e Kryeministrit.  

Pasigurisë nga korruptimi qeveritar i shtohet edhe pasiguria nga krimi. Siç zbulon sondazhi 73 përqind e shqiptarëve ndihen të pasigurt për shkak të rritjes së kriminalitetit në vend. Kjo pasiguri e dyfishtë është edhe shkaktari kryesor i shpopullimit të vendit”, u shpreh Hajdari.

Kjo e fundit nënvizoi se Partia Demokratike do të angazhohet të përdorë të gjitha mekanizmat ligjor për tu bërë mburojë e qytetarëve, ndërsa i thirrje qytetarëve të bashkohen në denoncime dhe protesta kundër qeverisë.

Të fundit