Flash News

Ditari i Opozitës

"Sot Baba Taku rishkruan historinë e Shqipërisë! Nga e zeza, kthehet në zbardhës", Braho 'i përgjigjet' Gjonit: Ke hyrë në parlament nga vrima

"Sot Baba Taku rishkruan historinë e Shqipërisë! Nga e zeza,

Deputeti Ralf Gjoni ka replikuar ashpër me deputetin Spartak Braho, referuar projekt-ligjit “për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”.

“Sot baba Taku rishkruan historinë e Shqipërisë”, i është kthyer me ironi deputeti Gjoni, Spartak Brahos.

Sipas Gjonit, vendimi për kalimin e projektligjit në Kuvend është marrë pa konsulencën e akademikëve. Deputeti i opozitës së re e ka cilësuar si të turpshme “ndryshimin e historisë”, sipas tij, nga një grup deputetësh.

"Të nderuar kolegë! Tak Braho të shkruante historinë e Shqipërisë këtë s’ma ka marrë mendje. I paparë je baba Taku ,i paparë. Sot baba Taku rishkruan historinë e Shqipërisë, nga çanta e zezë ka marrë çantën  e bardhë. Nga e zeza sot je kthyer në zbardhës të historisë. Kjo është e turpshme zoti kryetar a e kuptoni se historia nuk ndryshohet nga një grup deputetësh.

Ju pranoni të shqyrtoni një propozim ligjor për të ndryshuar historinë. Në nenin 1 të këtij projekt ligji. Si mundet që një grup deputetësh të ndryshojë historinë. Nëse Rama nesër ka një interes për hapjen e Shqipërisë, e me disa deputetë me lëpirëse në dorë të fshijë historinë. Historia në vende normale, s’po flas për vende serioze, ndërrohet përmes komisioneve konsensuale ndërinstitucionale në bazë të kërkimit shkencor historik. Do duhet minimumi të konsultoheshim me një grup akademikësh.

Shumë prej tyre kanë humbur jetën dhe ju nuk morët asnjë vendim nuk keni asnjë koshienca asnjë moralitet kur votoni në këtë vend. Ama fët e fët futët në Kuvend për të ndryshuar historinë. Tërhiqeni këtë iniciativë dhe pastaj hajde konsultohuni me akademikë. Po nuk njohëm krimet e të shkuarës zoti Ruçi nuk do të kemi të ardhme në BE", tha Gjoni.

Në kundërpërgjigje, Spartak Braho i ka kujtuar Gjonit ardhjen rastësore në Parlament, ndërsa theksoi se ka hyrë nga vrima.

"Ralf Gjoni ka hyrë në parlament nga vrima. Unë që në '97, 23- 24 vite në Kuvend, më ka peshuar populli", tha Braho ndër të tjera.

Të fundit