Flash News

Ditari i Opozitës

‘Sot dita e madhe’, deputeti i PD publikon pamje brenda stadiumit ‘Air Albania’ me përgatitjet e fundit

‘Sot dita e madhe’, deputeti i PD publikon pamje brenda stadiumit

Në orën 10.00 është parashikuar të nisë Kuvendi Kombëtar i PD i thirrur nga delegatët pas ftesës së ish kryeministrit Sali Berisha.

Deputeti i PD, Flamur Noka ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga përgatitjet e fundit në ambientet e brendshme të stadiumit ‘Air Albania ku pritet të mbahet ky event.

“Dite e madhe sot. Dite e mbare Stadiumi air Albania po pret delegatet e Kuvendit Kombëtar te PD ,Vendime te medha. Me te bashkuar , me te hapur, me te forte dhe fitues. Me Sali Berishen”, shkruan Noka.

Ndërkohë, pak minuta më parë, ish kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale ftesën e fundit para mbajtjes së këtij kuvendi për demokratët, duke u kujtuar se delegatët kanë hyrje të veçantë në stadium, kurse anëtarët dhe simpatizantët hyrje tjetër.

“Sot ne ora 10:00 ne Arena Air Albania mbahet Kuvendi i ri-themelimit te PD-se. Rikujtim: TE GJITHE anetaret mund te vijne, delegatet do te kene hyrjen e vecante dhe anetaret e simpatizantet hyrjen e tyre”, kujton Berisha.

Të fundit