Flash News

Ditari i Opozitës

Sot Dvorani votohet për në “Kushtetuese”, Berisha: Duhet të informojmë SHBA për dezinformimet e Yuri Kim

Sot Dvorani votohet për në “Kushtetuese”, Berisha: Duhet

Kuvendi do të mblidhet sot për të votuar Ardian Dvoranins i anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Në mbledhjen e grupit demokrat, Sali Berisha u shpreh se Dvorani ka fshehur 80 mijë euro. Më tej hodhi akuza për mënyrën se si Dvorani drejtoi Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

“Por Dvorani ka fshehur 80 mijë euro. E ka kapur DSIK. Kur ka dërguar fletën, nuk ka dërguar llogarinë rrjedhëse, por vetëm finale. Askujt tjetër nuk i është propozuar kjo. Nuk e çuan për ankimim fare në shkallën e dytë.

Por cili ishte Dvorani, kryetari i KED. Ai u soll aty si një bandit me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Këtu e kapi në flagrancë Komisioni i Venecias. Ai krijoi një krizë të madhe brenda vendit, se u përpoq që të merrte kandidaturën që i takonte presidentit të vendit.

Në një akt të paimagjinueshëm, ai shpallet kampion botëror i luftës kundër korrupsionit. Nuk ka fyerje më të madhe se kjo. Po çfarë është Dvorani? Një xhelat, prokurori ui atyre që rrëzuan shtatoren e Stalinit në Shkodër dhe ka kërkuar gjer në 15 vite”, u shpreh Berisha.

Më tej, kryedemokrati iu bëri thirrje deputetëve që të mos e votojnë Dvoranin. Berisha tha se Dvorani e ka vendin në burg për një sërë shkeljesh.

“Thuhet se një marrëveshje ishte realizuar, por unë ftoj çdo deputet, të mos bëjë gabimin e tmerrshëm të votojë këtë person. Ky e ka vendin në burg, për fshehjen e pasurisë, për gjykimet në konflikt interesi dhe shumë veprime të tjera. Për shkeljen e Kushtetutës kur ishte kryetar i KED-it. Të faktuara nga Komisioni i Venecias.

Dhe ky sillet sot për ta votuar për anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Pas tij është ajo tjetra, Selimi, e majtë është edhe ajo. Këta e kanë bërë seksion partie drejtësinë.  Atë e kanë lënë në bankinë, kurse në front kanë nxjerrë Dvoranin. Duhet të qëndrojmë me të gjitha mundësitë tona dhe të qartësojmë shqiptarët se çfarë po ndodh me ne”, deklaroi Berisha.

Ky i fundit nënvizoi se dhet informuar qeveria amerikane për dezinformimet e bëra nga Yuri Kim.

“Ç’e ka Yuri Kim këtë pasion për xhelatët e komunizmit? Edhe për këtë duhet të informojmë qeverinë amerikane dhe institucionet e tjera”, tha Berisha.

Të fundit