Flash News

Ditari i Opozitës

Opozita shkon në kuvend me tre grupe parlamentare, një PD dhe dy aleatët

Opozita shkon në kuvend me tre grupe parlamentare, një PD dhe dy

Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar një orë para nisjes së seancës së radhës parlamentare.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur deputetët në selinë blu për të dhënë porositë për seancën e sotme, në të cilën pritet të zgjidhen organet drejtuese të Kuvendit si Byroja dhe përbërja e Sekretariateve, Kryesia e  komisioneve të përhershme, etj.

Mësohet se PD do të diskutojë edhe për përbërjen e grupeve parlamentare në Kuvend. Kështu, opozita pritet të shkojë në kuvend me tre grupe parlamentare. 

Konkretisht, grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ.

Këto të fundit, do të krijojnë grupet parlamentare me ndihmë të PD, PDIU-së, e cila mori në zgjedhjet e 25 prillit 3 deputetë, do t’i japë edhe 4 deputetë të tjerë, për të krijuar grupin e saj parlamentar dhe 3 të tjerë partive të tjera aleate PR, LZHK, PAA dhe PBDNJ, të cilat morën në zgjedhje 4 deputetë. 

Në një nga grupet do të ketë në përbërje 4 aleatët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule dhe 3 deputetët e regjistruar si të Partisë Republikane,  Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase të dalë nga listat e PD. 

Grupet opozitare në parlament do të jenë:

1. Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë

 

2. Grupi i Aleancës për Ndryshim i përbërë nga: 

Fatmir Mediu- Kryetar

Agron Duka nënkryetar

Merita Bakiu- zëdhënëse

Elda Hoti -Sekretare

Emilja Koliqi-anëtare

Dash Shehi- anëtar

Vangjel Dule- anëtar

 

3. Grupi për Demokraci dhe Integrim i përbërë nga: 

Mesila Doda -Kryetare

Ilda Dhori- nënkryetar

Andia Ulliri- zëdhënëse

Nusret Avdulla- sekretar

Shpëtim Idrizi- anetar

Selaurin Jakupllari – anëtar

Kasem Mahmutaj- anëtar

Ndërkohë, mbetet ende i paqartë raporti i PD me LSI, e cila për shkak se në zgjedhjet e 25 prillit mori vetëm 4 deputetë nuk krijon dot grupin e saj parlamentar, që parashikon të ketë në përbërje 7 ligjvënës.

Pavarësisht se nuk është parashikuar në rendin e ditës, pritet që në seancën e sotme kryeministri Edi Rama të prezantojë programin qeverisës si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Të fundit