Flash News

Ditari i Opozitës

Sot mblidhet ‘Rithemelimi’, Berisha merr zyrën e tij në seli

Sot mblidhet ‘Rithemelimi’, Berisha merr zyrën e tij në

Deputeti demokrat dhe anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Flamur Noka, ka njoftuar mbledhjen e radhës të Grupit të Rithemelimit në selinë e PD.

Noka tregoi për News 24, se mbledhja e komisionit do të nisë në orën 19:00 në selinë blu. Deputeti tha se tashmë komisioni dhe vetë ish-kryeministri, kanë një zyrë në selinë e PD.

“Mbledhje do të ketë në orën 19:00. Zoti Berisha është në selinë e PD, sikundër unë dhe çdo demokrat. Ky ka qenë por qëllimi ynë që selia të mos ishte pronë e individëve. Por sot selia është e hapur. Komisioni i Rithemelim është i vetmi komision legjitim për të drejtuar PD-së. Komisioni ka zyrën e tij në selinë e PD”, tha Noka.

Drejtoresha e komunikimit të ‘Rithemelimit, Floriana Garo ka ndarë foton e ish-kryeministri nga zyra e tij në PD.

Të fundit