Flash News

Ditari i Opozitës

“Sot ndihem një muxhahedin”, Berisha kërkon largimin e Çuçit në Kuvend

 “Sot ndihem një muxhahedin”, Berisha kërkon largimin e

Kreu i PD, Sali Berisha ka dënuar sërish incidentet në kampin e MEK me policinë shqiptare dy ditë më parë.

Në fjalën që mbajti në foltoren e Kuvendit, Berisha kërkoi largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm dhe një minutë heshtje në nderim të kujtimit të viktimës iraniane.

“Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë.
U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë.
Ndjehem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie.
Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend.
Ajo ishte e shkruar në Teheran.
Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë.
Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit.
Të marrësh ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e këtij vendi.
Ndaj kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm.
Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm.
Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!
, u shpreh Berisha, të cilit iu hoq fjala nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj duke i fikur mikrofonin. 

Të fundit