Flash News

Ditari i Opozitës

Sot në emër të jetës do protestojmë si evropianë kundër Narkoshtetit me orientim lindor

Sot në emër të jetës do protestojmë si evropianë

Nga Besart Xhaferri

Sot do të protestojmë në Tiranë në emër të jetës për Martin Canin ashtu siç protestuam për Klodian Rashën dhe Ardit Gjoklajn.

Sot do marshojmë në rrugët e Tiranës kundër Ministrisë së Arsimit dhe drejtuesve të ZVA e shkollave që më shumë se për jetën e fëmijëve kujdesen për shpërndarjen e postimeve të Kryeministrit në Facebook.

Sot do ngrihemi kundër atyre ministreve të kësaj qeverie, të cilat zgërdhiheshin me fotot e bëmat e Sulltanit tyre kur një deputet i PD u kërkoi 1 minutë heshtje për vrasjen tragjike të Martin Canit.

Në rrugë do të dalim kundër policisë së inkriminuar që ashtu si në rastin e Klodian Rashës, që i vuri pistoletë në dorë pas vrasjes, po tenton të manipulojë dhe vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani dhe plagosjen e shokut të tij.

Sot do të jemi në rrugë kundër drejtësisë me regji që ka vetëm një objektiv të vetëm, asgjësimin e rreziqeve elektorale të Edi Ramës.

Civilizimi i një populli është në raport të drejtë më ashpërsinë e protestave që mban, ndaj sot do protestojmë si Evropianë kundër një Narkoshteti me orientim lindor.

Të fundit