Flash News

Ditari i Opozitës

Sot protesta e opozitës, Noka: Shprehje e revoltës ndaj narko-regjimit deri në çmontimin e tij

Sot protesta e opozitës, Noka: Shprehje e revoltës ndaj narko-regjimit

Pak orë para protestës së opozitës para godinës së kryeministrisë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka deklaron se sot shqiptarët shprehin revoltën kundër asaj që opozita e quan “Narkoregjim”.

Duke dolur për News 24, Noka paralajmëroi se do të ketë sërish të tjera protesta, deri në rrëzimin e qeverisë.

Opozita është në betejë. Jemi në një betejë të bazuar kundër Narkoregjimit. Shqiptarët janë në një betejë për t’u çliruar nga kthetrat e korrupsionit, që i vjedhin kartelet e krimit të organizuar. Opozita nuk mund të rrijë duarkryq. Kemi bërë thirrje që të ngrihemi, sepse nuk ka rrugë tjetër.

Të ngrihemi, të luftojmë dhe të përballemi për të drejtat tona. Nuk mund të pranojmë këtë narkoshtet, si i vetmi në Europë. Protesta është një shprehje e revoltës ndaj Narkoregjimit dhe do të vazhdojë deri në çmontimin e tij.”, tha ai.

Protesta është planifikuar të zhvillohet në orët e pasdites në kryeqytet, me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe strukturave të opozitës.



Të fundit