Flash News

Ditari i Opozitës

Sot protesta e thirrur nga Berisha, Basha mbërrin në zyrë që në orët e para të mëngjesit

Sot protesta e thirrur nga Berisha, Basha mbërrin në zyrë që

Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij zhvillojnë sot në orën 12:00, protestën kundër kryedmokratit Lulzim Basha.

Para selisë së PD, pritet të grumbullohen simpatizantët e Berishës për të hapur më pas dyert e 'shtëpisë së demokratëve', sikurse ka premtuar ish-kryeministri.

Ndërkohë, që në orët e para të mëngjesit, kryedemokrati Lulzim Basha ka shkuar në zyrën e tij.

Mësohet se një orë para protestës, Basha do të mbledhë në selinë e PD Kolegjin e Kryetarëve, ku do të diskutohet mbi zbatimin e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit. “Të nderuar Kryetarë,

Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë", thuhet në mesazhin e dërguar nga sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.

Ndërkohë, pas takimit me Kolegjin e Kryetarëve, Basha do të mbledhë edhe Kryesinë për të miratuar programin e diskutuar nga Kolegji.

Kujtojmë se një ditë më parë, Basha deklaroi se do të ishte në zyrën e tij kur të mbahej protesta.

 

Të fundit