Flash News

Ditari i Opozitës

Sot protesta kundër qeverisë/ Rreth 1 mijë efektivë në terren, blindohet kryeministria

Sot protesta kundër qeverisë/ Rreth 1 mijë efektivë në

Sot do të zhvillohet protesta e thirrur nga lideri i demokratëve Sali Berisha. Ky i fundit ka thënë se protesta kundër qeverisë do të drejtohet nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë.

Protesta pritet të nisë në orën 19.00 para kryeministrisë dhe do të zgjasë rreth dy orë. Ndërkohë kreu i qeverisë nuk do të jetë në zyrën e tij.

Policia ka marrë masat për protestën, duke angazhuar rreth 1 mijë efektivë policie në terren. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” do të kufizohet qarkullimi rrugor për automjetet prej orës 16:00.

Përveç masave të marra nga policia, kryeministria ka blinduar dyert e godinës. Madje është hequr edhe kërpudha e famshme para kryeministrisë.

Sot protesta kundër qeverisë/ Rreth 1 mijë efektivë në

Protesta e sotme pritet të jetë gjithëpërfshirëse dhe jo vetëm e demokratratëve. Ajo do të bëjë bashkë të gjithë opozitën, qytetarët shoqërinë civile, artistë dhe intelektualë.

Berisha ka bërë thirrje që uniformat blu të mos provokojnë protestuesit. Në protestë është parashikuar të ketë disa folës, ndërsa Berisha tha se do të jetë i fundit që do të mbajë fjalën e tij.

 

Të fundit