Flash News

Ditari i Opozitës

Sot seanca e marrjes në pyetje për Berishën

Sot seanca e marrjes në pyetje për Berishën

Kryedemokrati Sali Berisha do të paraqitet sot për herë të parë në Prokurorinë e Posaçme, për t’u marrë në pyetje lidhur me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Paraqitjen e Berishës në SPAK e pohoi vetë vajza e kryedemokratit, Argita Malltezi.

Seanca do të mbahet në orën 10:00. Kjo është hera e parë që Berisha paraqitet në SPAK. Ai ndodhet në “arrest shtëpie” prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar.

SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë, pasi kryedemokrati nuk zbatoi masën “detyrim paraqitje”. Berisha ka deklaruar vazhdimisht se është i gjithi një gjyq politik i stisur nga Rama.

Të fundit