Flash News

Ditari i Opozitës

“Sot tirani lebetitet”, dalin detaje nga skenari i protestës së opozitës

“Sot tirani lebetitet”, dalin detaje nga skenari i protestës

Kanë dalë detajet e para nga protesta e Partisë Demokratike. Nga informacionet që kanë dalë në media, pprotestuesit do të mblidhen nga rrugë të ndryshme të Tiranës drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Grumbullimi i tyre pritet të nisë rreth orës 11:30. Nga ana tjetër lideri i opozitës Sali Berisha së bashku me simpatizantët do të nisë marshimin nga selia blu dhe më pas do të bashkohen të gjithë para ish-hotel Dajtit.

Berisha ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku paralajmëron një protestë madhështore.

“Sot tirani lebetitet! Uragan i paparë në ora 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”!”-shkruan Berisha.

Të fundit