Flash News

Ditari i Opozitës

Spahia flet për përmbytjet: Rama erdhi dje në Shkodër dhe nuk më njoftoi

Spahia flet për përmbytjet: Rama erdhi dje në Shkodër dhe

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia deklaroi se kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë ditën e djeshme në Shkodër dhe nuk e ka njoftuar bashkinë e qytetit.

Në një lidhje direkte për Euronews Albania, Spahia u shpreh se lajmin e vizitës së Ramës në Shkodër, bashkia e ka mësuar nëpërmjet mediave.

Spahia shtoi se Rama gjeti momentin më deilkat për Shkodrën për të bërë politikë.

"Nuk ka pasur aspak komunikim, të paktën me bashkinë e Shkodrës nga ana e institucioneve qendrore qeverisëse. Fakt është që, edhe ditën e djeshme kur kryeministri erdhi në territorin e bashkisë Shkodër, nuk kemi pasur asnjë informacion. E kemi marrë vesh lajmin ashtu siç edhe ju besoj nga mediat. Gjë që nuk është aspak normale.

Jo, absolutisht jo. Unë e kam parë si të gjithë shqiptarët e tjerë në televizor. E kam parë atë deklarim të shpejtë 5 minutësh, atë bashkë bisedim mes vetes, kryeministri me të deleguarit e tij. E gjeta krejtësisht të pavend momentin për të bërë politikë. Shkodra është në vështirësi të jashtëzakonshme", tha Spahia.

Të fundit