Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: Basha është barrë e madhe për opozitën, i neveritshëm

Spaho: Basha është barrë e madhe për opozitën, i

Zgjedhjet e 6 marsit i dhanë fitoren e 5 bashkive Partisë Socialiste dhe bashkinë e Shodrës koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Edmond Spaho i ftuar në studion e “Spotlight” në Vizion Plus, u shpreh se zgjedhjet e 6 marsit vërtetuan se shqiptarët nuk pyesin për atë se çka thonë ambasadorët.

“Këto zgjedhje na ka nxjerrë leksionin që qytetarët shqiptarë kanë arritur të pika që nuk pyesin çfarë thonë ambasadorët, nuk është detyra e tyre të përcaktojnë detyrat brenda vendit dhe aq më tepër brenda një partie politike”, tha Spaho.

Spaho komentoi edhe rezultatin e PD-së së Bashës, duke e quajtur këtë të fundit të neveritshëm dhe një barrë për partinë.

“Beteja tani fillon. Më vjen keq që e ka vënë veten në një pozicion kaq të palakmuar, njerëzit kanë filluar të ndiejnë neveri nga kjo lloj retorike, kokëfortësie. Ne themi politikan i ri dhe i shkolluar në Perëndim, por ky sikur e ka bërë shkollën në Penjan. Nuk besoj që mund të ketë politikan në botë që thotë unë nuk kam humbur asnjë betejë, është një barrë e madhe për opozitën, qëndrimet e tij na çuan në këtë gjendje”, shtoi Spaho.

Të fundit