Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: Baza është më e bashkuar se grupi parlamentar, vota do t'i ndajë gjërat

Spaho: Baza është më e bashkuar se grupi parlamentar, vota do

Deputeti demokrat dhe anëtari i ‘Rithemelimit’, Edmond Spaho e sheh bazën e Partisë Demokratike më të bashkuar se sa grupi parlamentar i PD.

Për A2 CNN, Spaho tha se vota është e vetmja që do t’i bëjë të qarta gjërat mes të dyve.

“Ajo që mund të them është që në bazë njerëzit i shoh më afër sesa në grupin parlamentar, por shpresoj të ketë reflektim. Sidoqoftë, një gjë është e padiskutueshme, vota brenda PD do t’i ndajë gjërat. Ata të cilët do të votohen, do të jenë drejtuesit e PD në të ardhmen e afërt”, tha Spaho.

Nga ana tjetër, deputeti i ka bërë thirrje demokratëve të bashkohen pasi vetëm si të tillë mund t’ia dalin të rrëzojnë regjimin e qeverisë Rama.  

“Është rruga e vetme që në mund të arrijmë në pikën që mund të çmontojmë regjimin e Edi Ramës. Iu është bërë thirrje të gjithëve të cilët kanë aksione në PD, që të vijnë dhe të bashkojmë forcat. Pavarësisht hezitimeve që pati gjatë kësaj periudhe nga opinioni dhe sistemi I drejtësisë për kuvendin e 11 dhjetorit, u deshën zgjedhjet e 6 marsit që ky kuvend të merrte formën e plotë dhe më pas krejt natyrshëm gjykata dha verdiktin se kush ka të drejtë të drejtojë PD”, shtoi Spaho.

Të fundit