Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho: PD gati për stinë protestash për të rrëzuar regjimin e Ramës

Spaho: PD gati për stinë protestash për të rrëzuar

Deputeti demokrat, Edmond Spaho deklaron se po bëhet gati për një stinë protestash për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës.

I ftuar në Syri Tv, Spaho tha se organizimi vendor i PD dhe rikthimi i Berishës shkundi strukturat pas një periudhe të gjatë letargjie.

"Ka ardhur koha të kalojmë në aksione konkrete, qoftë në definimin e kësaj opozite, kontaktimin e të gjithë shtresave dhe grupeve që duan të kontribuojnë për të rrëzuar Ramën. Nuk po kërkojmë të ndryshojnë bindjet e tyre, por dhe një i majtë që shikon situatën, është i mirëpritur të japë kontributin në interes të shoqërisë dhe vendit.

Koha që ose ngrihemi të gjithë, ose ne do vazhdojmë për ditë e më shumë në diktaturë. Roli i opozitës është i pazëvendësueshëm.

Nuk duhet pritur çdo gjë vetëm nga opozita, por të pyesim veten çfarë kontributi dhashë sot për të rrëzuar këtë pushtet. Kur të fillojë stina e protestave, asnjë protestë s’duhet të përfundojë pa rezultat qoftë dhe minimal."-deklaroi Spaho.

 

Të fundit