Flash News

Ditari i Opozitës

Spaho skeptik për largimin e Bashës: Do të tentojë të mbajë litarin zvarrë me sejmenet e tij

Spaho skeptik për largimin e Bashës: Do të tentojë të

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka komentuar vendimin e dorëheqjes së Lulzim Bashës. Edhe Spaho radhitet te skpetikët, duke theksuar se Basha ka interes të vazhdojë të kontrollojë PD-në për të shpëtuar nga dënimi që mund t’i vijë nga pastrimi i parave.

“Për këto probleme të tija të mëdha dhe detyrimet ende të pambyllura që ka me Ramën, ai do vazhdojë të tentojë të mbajë litarin zvarrë në PD me 3-4 sejmenet e tij”, shkruan deputeti në Facebook.

Spaho thotë se demokratët duhet të bashkohen dhe të zgjedhin atë drejtues që i ka dhënë provat që është i duhur. Ai shton se Basha është “pa shtyllë kurrizore, matrapaz, i pa besë, që luan vetëm për interesa personale”.

Të fundit