Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK do ta pyesë nesër,Meta: Padyshim që do jem atje, i hapur edhe për pyetjet e mediave

SPAK do ta pyesë nesër,Meta: Padyshim që do jem atje, i hapur

SPAK do të pyesë nesër, në orën 10:00, presidentin e Partise se Lirise, Ilir Meta nën cilësinë e personit në hetim.

Meta akuzohet nga SPAK për tre vepra penale si korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ndërkohë që u bë publik njoftimi i SPAK, menjëherë ka reaguar Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.

Ai në një shënim në rrjetin social shprehet se, “padyshim që do jem atje për t'i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme”.

Mesazhi:

Sapo mësova nga mediat e regjimit, që nesër unë, lideri i Partisë së Lirisë, forcës së dytë opozitare dhe forcës së tretë politike në vend, qenkam thirrur për t'u pyetur nga organizata kriminale SPAK, e cila firmosi rrëmbimin tim të paligjshëm dhe banditesk.

Padyshim që do jem atje për t'i marrë unë në pyetje dhe pas kësaj seance jam i hapur për çdo pyetje nga mediat që do të jenë të pranishme.

Të fundit