Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon 2.6 vite burg për Fredi Belerin

SPAK kërkon 2.6 vite burg për Fredi Belerin

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 2 vite e 6 muaj burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i akuzuar për blerje votash.

Seanca për argumentet përmbyllëse të palës mbrojtëse u caktua të zhvillohet më 28 shkurt, në orën 14:30.

SPAK e akuzon kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës për korrupsion në zgjedhje. Ai u arrestua vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 14 majit dhe që prej asaj kohe qëndron në paraburgim, duke mos u lejuar që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Seanca ndaj tij janë ndjekur përgjatë gjithë kësaj kohe nga ambasadorja greke dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. 

 

 

 

Të fundit