Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, anëtarët e PD sërish kërkesë Peleshit: Këshilli i Mandateve të mblidhet më 30 dhjetor

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, anëtarët e PD sërish

Anëtarët e Partisë Demokratike i janë drejtuar sërish me një shkresë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi për të mbledhur më 30 dhjetor Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres së pandehur, Belinda Balluku.

Kjo është kërkesa e dytë që Partia Demokratike i drejton kryetarit të Kuvendit dhe pasi nuk u lejuan të premten që të hynin në sallën ku mblidhet këshilli për të mbajtur mbledhjen vetëm me anëtarët e saj.

Demokratët argumentojnë në shkresën e tyre se dy javë, duke iu referuar kohës që nga mbledhja e parë e këshillit, e deri tani janë të mjaftueshme që të gjitha palët të njihen me aktet dhe të përgatiten për mbrojtjen.

Po ashtu, PD përmend edhe faktin se Prokuroria e Posaçme ka shprehur shqetësimin se Balluku ka intimiduar dëshmitarë dhe rrezikon që të prishë provat, ndaj kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të merret shpejt.

 

Shkresa e plotë:

Z. Kryetar i Kuvendit, Sipas nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, shqyrton kërkesën e prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin, ose heqjen e lirisë në çfarëdolloj forme, ose ushtrimin e kontrollit personal apo të banesës së një deputeti në përputhje me nenin 73 të Kushtetutës, sipas procedurës së parashikuar në nenet 118 dhe 119 të Rregullores. Pika 6, e nenit 13 përcakton shprehimisht: “Këshilli mblidhet me kërkesën e Kryetarit të Kuvendit ose 1/2 së anëtarëve. Rendi i ditës caktohet nga Kryetari. Mbledhja është e vlefshme kur janë të pranishëm jo më pak se 5 anëtarë.”.

Me shkresën nr. 13019 Prot., datë 16.12.2025, Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku. Më kërkesën e Kryetarit të Kuvendit, Këshilli u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorië së Posacme më datë 19 Dhjetor 2025, ora 10.30 min. Kryetari Kuvendit në mënyrë të njëanëshme, pa vendim të Këshillit, vendosi të ndërpresë mbledhjen, pa caktuar një mbledhje tjetër, me qëllim sipas tij që anëtarët e Këshillit dhe palët të njihen me dokumentet shoqëruese të kërkesës së Prokurorisë.

Në këto kushte, në mbështetje të nenit 13, pika 6, dhe nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, Ne, 1/2 e anëtarëve të Këshillit: Duke e konsideruar periudhën 16-30 Dhjetor (2 javë) si të mjaftueshme për palët që të njihen me aktet dhe të përgatiten për praqitjen e agumenteve/mbrojtjen, bazuar edhe në precedentin parlamentar të dy rasteve të fundit të marra në shqyrtim nga Këshilli, ku afati në dispozicion të palëve ka qenë 48-72 orë; Duke mbajtur në konsideratë shënimin e Prokurorisë së Posaçme në kërkesë dhe gjatë mbledhjes së datës 19 Dhjetor 2025, ku nënvizohet se znj. Belinda Balluku është konstatuar me metoda speciale hetimi se po intimidon dëshmitarë/prish prova;

Duke mbajtur në konsideratë kërkesën e Prokurorisë nga Këshilli brenda 3-5 së Posaçme që çështja të shqyrtohet ditë nga mbledhja e datës 19 Dhjetor 2025, për shkak të natyrës së ngutshme që ka kërkesa dhe nevojës për moscenimin Me e hetimeve; qëllim që Këshilli dhe Kuvendi të mos bëhen pengesë për drejtësinë dhe për hetimin e cështjeve nga Prokuroria e Posacme;

KËRKOJMË: Mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, 30 Dhjetor 2025, Mandatet dhe Imunitetin, ditën e martë, datë Prot., datë 16.12.2025, ora 11.00, me Rend Dite: “Vijimi i shqyrtimit të kërkesës nr. 13019 me anë të së cilës Prokuroria e Posacme ka kërkuar dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit – Zëvendëskryeministrit – Ministrit, znj. Belinda Balluku.”. Njoftimin Këshillit, e datës dhe orës së mbledhjes, si dhe Rendin e Ditës anëtarëve të tjerë të përfaqësuesve të Prokurorisë së Posacme, si dhe deputetes Belinda Balluku dhe përfaqësuesit Këshillit. të saj ligjor, me qëllim që të ushtrojë të

Sjellim të 1/2 së në anëtarëve vëmendjen tuaj z. Kryetar i Kuvendit, që thirrja e mbledhjes së Këshillit me kërkesë është e detyrueshme sipas Rregullores, sepse Këshilli thirret në dy forma sipas me kërkesë pikës 6, të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit: (1) me kërkesë të Kryetarit të Kuvendit; (2) të 1/2 së anëtarëve të Këshillit. Nëse thirret nga 1/2 e anëtarëve të Këshillit, Kryetari i Kuvendit ka detyrimin të njoftojë Rendin e Ditës për anëtarët e tjerë dhe palët që mund të jenë thirrur drejtësinë. në pro

 

Të fundit