Flash News

Ditari i Opozitës

SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës, Zhupa: “Peshqit e mëdhenj” po notojnë ende

SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës, Zhupa: “Peshqit e

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa komentoi vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Zhupa shkruan se SPAK sekuestroi vetëm letra kurse se “peshqit” e mëdhenj janë ende duke notuar.

Postimi i plotë:

SPAK sekuenstron inceneratorin e Tiranës!

Lajm i mirë por në fakt incenerator nuk ka. SPAK ka sekustruar letra dhe rrethon skenën e krimit sepse asnjë tullë nuk u vu për incenerator.

Vite denoncime, nga Sharra, nga selia, nga kuvendi, ne gjykatë përballe Mirel Mërtirit dhe më fund u morr një masë për inceneratorin fantazëm.

Peshqit e mëdhenj ende notojnë në paratë që i japin çdo ditë inceneratorit që nuk ekziston!

Asgjë nuk do bëhej pa vullnetin dhe firmën e Ramës dhe Veliajt.

 

Të fundit