Flash News

Ditari i Opozitës

Statutet/ Demokratët ‘ultimatum’ Apelit: Të jepet një vendim final, do jemi pjesë e PD-së

Statutet/ Demokratët ‘ultimatum’ Apelit: Të jepet një

Një grup deputetësh demokratë janë mbledhur sot para Gjykatës së Apelit për të kërkuar ligjshmërinë e drejtimit të PD-së.

Deputeti Dashnor Sula deklaroi se nuk kanë marrë asnjë informacion nga Apeli përveç faktit se çështja nuk është planifikuar fare për gjykim. Sula deklaroi se ka disa aktorë që kanë interes që çështja të mbetet pezull, ndërsa shtoi se do t’i bashkohet kujtdo që shpallet drejtues legjitim i partisë.

“Ne nuk morën asnjë informacion. Morëm informacion që nuk është planifikuar fare për gjykim. Korreshi do paraqesë dhe një shkresë që kemi kërkuar përshpejtimin e gjykimit. Ne na intereson gjykimi përfundimtar dhe marrja e një vendim final për të bërë të mundur një pikënisje të përbashkët.

Nëse do caktohet Rithemelimi ne do jemi pjesë e Partisë Demokratike siç jemi sot pjesë e Partisë Demokratike. Jemi për daljen me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e vitit 2023. Nëse i keni ndjekur prononcimet e tjera kam hedhur idetë që në primaret të mos votojë vetëm anëtarësia. Unë jam për të pasur një hap më të gjerë.

Duhet të votojnë jo vetëm anëtarësia por do të kemi sa më shumë përfaqësues për të votuar dhe qytetarë të thjeshtë për të dalë kandidati më i mirë. Do të kërkohet një vullnet i përbashkët i dy palëve. E kam parë preokupimin që të jemi me kandidatë të përbashkët. Ne jemi në një realitet që kërkojmë një gjykim të këtij ankimi. Nëse kjo trupë gjyqësore ka pengesa nga aktorë të tjerë kjo është tjetër gjë. Nuk shikoj asnjë arsye pse ky gjykim vonohet.

Gjykata e Apelit nuk shqyrtoka dot një çështje të tillë që kërkon vetëm një orë. Do uroja që Apeli ta marrë seriozisht këtë kërkesë të kërkuar nga anëtarët e PD ndryshe ka pikëpyetje shumë të mëdha. Ne nuk do të presim fund. Ka aktorë të caktuar që kanë interesa”, tha ai.

Të fundit