Flash News

Ditari i Opozitës

Studentët protesta kundër mësimit online, Basha i ul në takim: Vendimi të ishte lajmëruar më herët!

Studentët protesta kundër mësimit online, Basha i ul në
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

“Masat duhet të ishin lajmëruar më herët nëse do merreshin”, kështu është shprehur kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një takim me studentët në Qytetin Studenti.

Në mbështetje të nismës së studentëve për rikthimin e mësimit në auditore, Basha tha se një skenar i tillë duhet të ishte parashikuar dhe masat duhet të ishin marrë më herët sikurse vendet e rajonit.

"Vala e dytë e infeksionit është një valë që sdo e ndalte askush por unë kam 5 javë që i bëj thirrje qeverisë të marrë masa. Kemi shpenzimet më të larta në rajon për koncesionet. Nuk ka tamponë as në Tiranë as në rrethe. Qeveria ka braktisur të gjithë. Ju të gjithë keni bërë shpenzime par se të filloni vitin e ri shkollor. Të tjerë kanë paguar shpenzimet e shtëpisë, qeranë.  Silvi nga Vlora më shoqëroi deri këtu. Më tha që kanë shpenzuar, të tjerë kanë shpenzuar për qiranë. Më the kishe punë dhe e humbe. Ka papërgjegjshmëri për këtë situatë.Kjo situatë dihet. Dhe duhet të parandalohej që mos bëheshin këto shpenzime. Mos bëheshin këto shpenzime, dhe të merreshin masa si në çdo vend të rajonit mos ndërpritej. Ka një mungesë totale pandjeshmërie", tha Basha.

Ndërkaq, nuk kanë munguar edhe akuzat ndaj qeverisë për çështjen e inceneratorëve. Sipas Bashës, me ato 76 milion euro që u janë dhënë inceneratorëve, mund të mbuloheshin tarifat e të gjithë studentëve. 

"Studentët shqiptarë, jo të varfër por të vjedhur. Kam 5 javë që bëj thirrje për subvencionimin e tabletëve për mësimin në distancë. Kjo pandemi vetë sa i hoqi maskën kësaj qeverie. Rrugëdalja është të kthehen taksat tek qytetarët, jo tek inceneratorët. Qeveria duhet të pajisje me mjete mbrojtëse të gjithë mjekët dhe infermierët. Qeveria duhet të mbulojë paketën e ilaçeve anti-Covid. Qytetarët po marrin kredi për të paguar ilaçet e kurës anti Covid, ku është parë kjo.

Qeveria duhet të blejë tamponët, të testojë dhe të mbulojë ilaçet për të sëmurët. Të gjithë spitalet publike dhe shumica e klinikave private në kolaps nga keqmenaxhimi i pandemisë. Unë jam shumë optimist, e keqja do të marrë fund më 25 prill. Më 25 prill do të nisim ta shërojmë Shqipërinë. Më 25 prill do të nisim të shërojmë edhe ekonominë, edhe shërbimet publike. Do të kemi një qeveri që mendon për shqiptarët, jo që mbush xhepat”, deklaroi Basha, teksa iu kthye kryeministrit Rama duke shtuar se: “Të mos mësosh as nga gabimet e tua dhe nga fqinjët është papërgjegjshmëri”.

Të fundit