Flash News

Ditari i Opozitës

Sula-demokratëve: Haram e paçi votën nëse ndonjë është pro amnistisë fiskale

Sula-demokratëve: Haram e paçi votën nëse ndonjë

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka qenë i ashpër me demokratët e tjerë, teksa iu referua votimit për ligjin e Amnistisë Fiskale.

Nga foltorja e Kuvendit, Sula tha se çdo deputet i PD-së që voton pro Amnistisë Fiskale e ka haram votën. Më tej demokrati u shpreh se nuk ka asnjë punëtor që ka 2 milionë euro të fituara në ndërtim.

Demokrati hodhi akuza se qeveria kërkon t’i ndajë lekët dhe fshehjen e të ardhurave me “çunat e Londrës”.

“Nuk ndonjë nga raca ime apo punëtor që mbledh ullinj 2 mln euro? Kush i ka ato 2 mln euro punëtorët  ndërtimi? Jo mor jo i kanë çunat e Londrës. Tani ju i doni lekët që t’i ndani bashkë. Fshehja e të ardhura a është një vepër penale, në shtetet ku është bërë kjo vepër penale. Tani do të ketë përgjegjësi , ato që kanë shkelur ligjet në ato shtete do të mbajnë përgjegjësi. Haram e paçin votën nëse ndonjë deputet i PD jep votën për amnistinë fiskale”, tha Sula.

Të fundit