Flash News

Ditari i Opozitës

Sula dhe Agalliu përplasen për partinë e Alibeajt: Për inat të sime vjehrre... i jepni oksigjen PS-së

Sula dhe Agalliu përplasen për partinë e Alibeajt: Për inat

Deputetët Dashnor Sula dhe Arbi Agalliu janë përplasur me njëri-tjetrin për themelimin e partisë së re "Djathtas 1912", nga Enkelejd Alibeaj dhe deputetë të tjerë, por pa Lulzim Bashën.

I ftuar në News 24, Agalliu tha se “kalimi i vulës së Berisha ishte momenti i ndarjes”. Sipas tij, të djathtës i duhet një lidership dhe frymë e re.

"Shërbim ndaj pushtetit është të bashkosh votat për të bërë amnistinë për të liruar ata të cilët janë hetuar nga SPAK dhe dënuar nga GJKKO. Nuk flas për zotin Sula se ka votuar kundër. Të bashkosh votat për një reformë zgjedhore që e mbyll sistemin. Lulzim Basha sot është pjesë e grupit parlamentar të Sali Berishës. Zoti Basha vendosi të qëndrojë në grupin parlamentar me drejtues atë që nuk e pranoi në shtator 2021. Sot qëndron dhe e pranon si kryetar. Pse nuk shkëputesh? Sepse zoti Berisha mori logon dhe vulën", tha Agalliu.

Sula u shpreh se partia e re e krijuar do të shërbejës si oksigjen për PS-në e Edi Ramës.

"Rreth kësaj force politike janë mbledhur të zemëruarit me Berishën dhe PD-në”. “Kjo s’do të thotë se unë tani për inat të sime vjehrre të fle me mullixhun. Alibeaj i ka shërbyer Sali Berishës si ministër, ka marrë benefite. S’kam marrë unë benefite. Atyre u ka ngëlur hatri dhe janë prishur, prandaj dalin kundër. Unë do vazhdoj të bëj luftë brenda PD por jo të zihem brenda dhe të iki", tha Sula.

Të fundit