Flash News

Ditari i Opozitës

Sula: Rikthimi i Bashës, lë konfliktin hapur

Sula: Rikthimi i Bashës, lë konfliktin hapur

Deputeti demokrat Dashnor Sula është shprehur kundër një rikthimi të Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, pak para nisjes së mbledhjes së thirrur nga Bardhi, Sula tha se rikthimi i Bashës do të linte konfliktin hapur.

Deputeti tha se përçarja do të ishte fatale për opozitën.

“Qëndrimi im ka qenë i prerë. Nuk duhet të ketë rikthim në drejtimin e PD-së. Nëse duam që ta lëmë konfliktin e hapur kjo do të ishte një zgjedhje gabim. Jam krenar që kam mbështetur kandidatin e primareve në Elbasan. Do mbështes çdo kandidat të opozitës. Kemi një përgjegjësi nga i pari tek i fundit. Unë asnjëherë nuk i kam fryrë frymës së përçarjes. Përçarja është fatale për opozitën”, tha Sula.

Të fundit