Flash News

Ditari i Opozitës

Sula: Rikthimi i Bashës, skenar i përgatitur nga Enkelejd Alibeaj

Sula: Rikthimi i Bashës, skenar i përgatitur nga Enkelejd Alibeaj

Deputeti demokrat, Dashnor Sula tha se rikthimi i Lulzim Bashës ka qenë skenar i përgatitur nga Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në “Task Forcë” në Syri Tv, Sula tha se ka pasur respekt për Alibeajn, por siç duket ky i fundit ka vepruar me Bashën për ta rikthyer në skenën politike.

“Një përfaqësues i famshëm që fsheh listat, mbyll uebin, e hap, e ka bërë si tra dogane edhe ai tjetrit që i them Taulant Balla se s’mund ti them më Taulant Zeneli, kështu që këta të dy e kanë marrë të gjithë procesin në dorë, pa asnjë lloj funksioni politik dhe asgjë. I kanë anashkaluar të gjitha sekretarët.

Në mbledhjen e kryesisë atë ditë thonin, me datën 15 korrik duam zgjedhjen e kryetarit, luajtën mendsh. Këta nuk e kërkuan prej 1 viti e gjysëm.

Enkelejd Alibeaj, nuk e di se si i ka bërë këto lloj gjërash, nuk arrij ta kuptoj, nuk i jap dot një shpjegim. Kam pasur respekt se ishte profesionist i mirë. Disa deputetë na thonin, patericë e Bashës, por të dy paterica, skenari paska qenë i përgatitur, gjithçka. U thosha dilni në media, debatoni, jo thonin e prisnin me qetësi”, tha Dashnor Sula.

Të fundit