Flash News

Ditari i Opozitës

Sula thirrje Açkës: E turpshme nëse do të bëhesh mashë e mazhorancës

Sula thirrje Açkës: E turpshme nëse do të bëhesh

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar debatet tek Komisioni i Medias mes deputetes Flutura Açka dhe deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Sula u shpreh i keqardhur për situatën e ndodhur ndërsa tha për Panorama TV se deputetet e opozitës janë duke respektuar popullin opozitar, dhe “nëse do të bëhet mashë e mazhorancës, kjo do ishte e turpshme për këdo”.

“Nuk më vjen mirë dhe ndjej keqardhje. Zonja Açka ka qenë shumë herë më afër me Bardhin se sa unë. Ta çosh dëm këtë kontribut disa vjeçar… Açka është votuar nga qytetarët e Elbasanit. Ne jemi në respektim të popullit opozitar, nëse do të bëhet mashë e mazhorancës, kjo do ishte e turpshme për këdo. Gjej rastin ti apeloj Açkës, e i them të jetë më e përmbajtur dhe të kuptojë që ne kolegët e saj e bëjmë këtë për tu bërë pengesë mazhorancës dhe jo në mbrojtje të saj”, u shpreh Sula.

Të fundit