Flash News

Ditari i Opozitës

“Superministria, a është Gonxhe, Ahmetaj i ri?”

“Superministria, a është Gonxhe,  Ahmetaj i ri?”

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besard Xhaferri ka reaguar pas emërimit të Blendi Gonxhes në ministrinë e re të krijuar nga Edi Rama.

Xhaferri është shprehur se ky vendim i Ramës nuk ka prioritet zhvillimin ekonomik, as inovacionin dhe as kulturën, por thjesht akumulimin e milionave euro në një dorë te vetme nga frika se numri i atyre që mund të hanë dardha pas të mos jetë shumë i lartë.

Postimi:

Ekonomia Inovacioni dhe Kultura do krijojnë një Superministri, të cilën Edi Rama ja ka besuar Gonxhes së targave, një nga emrat më të lakuar për korrupsion në rang drejtorësh, ku me kompaninë e tij të makinave me qira ka përfituar miliona euro nga kontratat publike dhe nga kompanitë e djegsave.

Ky vendim i Edi Ramës nuk ka prioritet zhvillimin ekonomik, as inovacionin dhe as kulturën, por thjesht akumulimin e milionave euro në një dorë te vetme nga frika se numri i atyre që mund të hanë dardha pas të mos jetë shumë i lartë.

I vetmi zyrtar që mori besim kaq të madh nga Rama ishte Arben Ahmetaj, të cilit iu besua Ministria e Ekonomisë, më pas e financave, më pas paratë e tërmetit dhe pandemisë dhe në fund erdhi dosja e bujshme dhe arratia spektakolare me miliona euro në xhep.

Edi Rama ka dëshmuar se superministritë nuk kanë mision punë por vetëm vjedhjen!

Të fundit