Flash News

Ditari i Opozitës

"Synon vendosjen e hegjemonisë serbe", Berisha: Rama-Vuçic kërkojnë asgjësimin e pavarësisë së Kosovës

"Synon vendosjen e hegjemonisë serbe", Berisha: Rama-Vuçic

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në tubimin e organizuar kundër ardhjes së presidentit Aleksandër Vuçic, në Tiranë në kuadër të nsimës "Open Balkan".

Berisha u shpreh nga foltorja e tubimit se projekti i nisur nga tre shtete e Ballkanit Perëndimor, është një 'pakt djallëzor' që synon të vendosë hegjemon inë serbe në rajon.  Ndër të tjera, Berisha shtoi se Rama dhe Vuçiç kërkojnë që të asgjësojnë pavarësinë e Kosovës.

"Në krye të radhës dua të garantoj, se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit reajonal. Ne jemi, kemi qenë dhe mbete i të angazhuar për një bashkëpunim të sinqertë të frytshëm rajonal, në kudarin e integrimeve evropiane. Por kjo është një porteste kundrë një prjekti, i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit përveç Beogradit. Kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova. Është shpallur si kërcënim nga Krocia. Një projekt që synon vendosjen e hegjemonisë serbe në rajon. Ne jemi kundër këtij projekti sepse historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha ka qenë ideja e hegjemonisë serbe në gadishullin tonë. Në fillimet e tij ky oprojekt rindërtoi harta e rajonit duke fshirë Kosovën si shtet i pavarur. Më vonë projekti mori emrin "Ballkani i Hapur" për të nderuar autorin apo propagandistin e shoqërisë së hapur i cili nuk nguronte të provokonte ndarjen e Kosovës. Sot ne protestojmë si shqiptarë në këtë shesh sepse mini Ballkani i Hapur, është projekti në të cilin Vuçic dhe Rama kanë rrethuar Kosovën në një dorë armiqësore dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj. Sot me ne protestojnë të gjithë qytetarët e Malit të Zi, RMV-së, Bosnjes dhe vetë Serbisë, të cilët shohin në projektin djallëzor një përpjekje aventurierësh për të zëvendësuar nismën e perëndimit, projektin e integrimit", u shpreh Berisha nga foltorja e protestës.

Të fundit