Flash News

Ditari i Opozitës

Plumbat ndaj policisë në Shkodër, Salianji: Të papranueshme, kushdo që godet duhet të marrë ndëshkimin

Plumbat ndaj policisë në Shkodër, Salianji: Të papranueshme,

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri ndaj forcave të policisë, të cilat ishin në një operacion për kontrollin e territorit lidhur me kultivimin e kanabisit.

Salianji shprehet se plumbat ndaj policisë janë të papranueshme dhe kushdo ngre dorën ndaj policisë, duhet të marrë ndëshkimin më të ashpër!

Ndërkohë duhet thënë se ngarje të tilla të harruara prej vitesh vijnë për shkak të drejtuesve partiakë të policisë së shtetit dhe përdorimit të segmenteve të policisë që ndihmojnë dhe lehtësojnë krimin, e kriminelët që mbledhin e pjellin vota për pushtetin!

Këta drejtues ja kanë ulur autoritetin policisë dhe i kanë vendosur nën darë punonjësit e policisë, nën darën e krimit dhe drejtuesve të policisë të emëruar nga krimi!

“Ministri prej kohësh është shpallur në kërkim e nuk gjendet me sa duket i trembur nga gjendja e krimit dhe i pafuqishëm të ndërhyjë derisa të marrë dakortësinë e bandave, po mbron veten në bunkerët e ministrisë!”, shkruan Salianji.

Të fundit