Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku akuza mazhorancës: Propozuam Avokatin e Popullit, s’kemi marrë përgjigje nga PS

Tabaku akuza mazhorancës: Propozuam Avokatin e Popullit, s’kemi

Deputetja demokratë Jorida Tabaku ka akuzuar mazhorancën se nuk  është përgjigjur propozimit të PD për emrin e Avokatit të Popullit.

Tabaku tha nga Kuvendi se PD i ka firmat për Besim Ndregjonin, por mazhoranca nuk ka dhënë asnjë përgjigje për PD-në.

“Opozita ngriti dy shqetësime. Votimi i Avokatit të Popullit. Propozuam Besim Ndregjonin dhe pritëm nga mazhoranca diskutimin e propozimit, siç e ka tradita dhe procesi, që Avokati i takon opozitës. Opozita pret përgjigje për propozimin e saj e të zhvillohen diskutime mes grupeve parlamentare, opozita ka qenë në pritje nga PS që të diskutonin për propozimin e Ndregjonit.

Në kalendar ka propozime nga viti 2021 nga Agron Duka dhe deri së fundmi nga kolegë të tjerë. Kemi kërkuar që propozimet e ligjeve të deputetëve të kalohet e diskutohet. Nuk doni votojini kundër, por nuk mund t’i lini 60 projektligje në radhë në kalendar. Unë kam bërë dy propozime vetë, si për skandalin e mikrokredive dhe investimet strategjike, por nuk u mor asnjë masë. Shpresoj që në këtë sesion të fundit të reagoni, edhe pse besoj se ju nuk do i miratoni, po për hir të punës së kolegëve kalojini në seancë”, tha Tabaku.

Të fundit