Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Beteja për ta bërë PD alternativë qeverisëse duhet bërë brenda partisë

Tabaku: Beteja për ta bërë PD alternativë qeverisëse

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se debatet dhe diskutimet duhet të zhvillohen në forumet e partisë, dhe jo në salla.

E ftuar në A2 CNN, Tabaku tha se një proces i tillë nuk përbën problem, përkundrazi është i domosdoshëm për përmirësimin e PD-së.

“Për ta përmirësuar, për ta bërë PD alternativë qeverisëse, hajde ta bëjmë këtë betejë në PD dhe për PD. Për sa kohë debatet ndodhin brenda forumeve të partisë, unë nuk besoj se ka gjë të keqe.

Unë do kisha preferuar që ta kisha ndjekur ndryshe nëse do isha në pozicionin që kisha ide dhe alternativa dhe kam ide dhe alternativa. I thashë edhe në mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit.

Unë nuk mendoj që kemi nevojë sot që të mbushim sallat, por mendoj që kemi nevojë që të jemi realist me njerëzit dhe me njëri-tjetrin, që gjërat nuk po shkojnë, që kemi probleme”, tha Tabaku.

Të fundit