Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku del pas 2 orësh nga SPAK: Kanë avancuar me hetimet për inceneratorët, shumë shpejt do kemi të reja

Tabaku del pas 2 orësh nga SPAK: Kanë avancuar me hetimet për

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka dalë pas rreth 2 orë e gjysmë nga dyert e SPAK. Ajo bëri me dije se ishte thirrur në cilësinë e kallëzuese për inceneratorët e Tiranës dhe Fierit.

Tabaku ka depozituar disa padi për inceneratorët, të cilën opozita e quan vjedhjen më të madhe të qeverisë Rama.

Deputetja u shpreh se SPAK ka avancuar me hetimet dhe se shumë shpejt do ketë informacione të reja.

“Sot isha për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës. Informova për zhvillimet e komisioni hetimor, për sqarime dhe faktet. Që lidheshin për dëshmitë dhe materialet që kemi mbledhur gjatë punës pranë komisionit dhe me komunikimet që kam pasur.

Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me SPAK sa i përket hetimeve, duke kërkuar informacion se në çfarë ndodhen hetime, por dhe në statusin e personit që denoncova.

Sot kam qenë në cilësinë e kallëzueset për inceneratorin e Tiranës dhe të Fierit. Kam një listë dëshirash se kush duhet të vijë në SPAK. Sot si mora ata në pyetje, më kërkuan informacion. Shumë shpejt do të kemi të reja në fazën që ndodhen hetimet. Hetimi i aferës ka qenë një prioritet jo vetëm i punës time, por dhe hetimet kanë ecur në organin e akuzës”, tha Tabaku.

Të fundit