Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Kompanitë e oligarkëve rusë kanë marrë tituj strategjikë nga Rama

Tabaku: Kompanitë e oligarkëve rusë kanë marrë tituj

Skandali ‘McGonigal’ dhe lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së, kanë shkuar në Kuvend.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha në Komisionin për Veprimtarinë Pordhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se oligarkët rusë, kompanitë e të cilëve kanë lidhur bashkëpunim me qeverinë shqiptare, kanë përfituar tituj strategjikë nga Rama.

“Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse. Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama”, u shpreh Tabaku.

Oleg Deripaska ka qenë një nga punëdhënsit e McGonigal, agjenti i FBI-së i arretsuar nën akuzë e përfitimit të 225 mijë dollarë të padeklaruara, si edhe takime e darka në të cilat i pranishëm ka qenë edhe kryeministrit Rama.

Dyshohet se McGonigal është përdorur nga Rama për të lobuar kundër opozitës shqiptare.

Të fundit