Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Lulzim Basha është e shkuara e PD, autorizimi është i vitit 2022

Tabaku: Lulzim Basha është e shkuara e PD, autorizimi është

Deputetja Jorida Tabaku e ka cilësuar Lulzim Bashën një “të shkuar” në Partinë Demokratike.

Në nëj deklaratë për mediat, Tabaku tha se Basha ka dhënë dorëheqjen dhe se autorizimi të cilin ka firmosur për Enkelejd Alibeajn, i përket datës 18 mars të vitit 2022.

Tabaku tha se PD duhet të jetë e bashkuar për t’i dhënë shqiptarëve një ofertë serioze.

“Nuk ka rëndësi se çfarë pozicion kam unë. Duhet të ngrihemi mbi veten tonë për të ofruar një ofertë serioze për PD-në, në zgjedhjet e 14 Majit. Sot është momenti që të bashkuar të ofrojmë atë që nuk e ofruam dot në vitin 2019. Shqiptarët presin një ofertë serioze nga Partia Demokratike. Unë do të jem gjithmonë për bashkimin e Partisë Demokratike. Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen. Është e shkuara e PD-së, ne duhet të shohim nga e ardhmja. Data me firmën e tij është 18 Mars 2022”, deklaroi ajo.

Të fundit