Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Në aferën e inceneratorëve janë të përfshirë edhe pesë ministra

Tabaku: Në aferën e inceneratorëve janë të

Deputetja e PD, Jorida Tabaku është shprehur e bindur se në aferën e inceneratorëve janë të përfshirë edhe 5 ministra me mandat deputeti.

Kështu deklaroi deputetja demokrate Jorida Tabaku, pasi dëshmoi në SPAK për mbi 2 orë mbi këtë aferë për gjetjet e komisionit hetimor që ajo drejtoi. Në një intervistë në A2 CNN, Tabaku theksoi se kjo është prova më e madhe e SPAK-ut për të thyer mitin e pandëshkueshmërisë.

“Nuk dua të merrem me emra individësh, ka qenë dosje që e kam lexuar të plotë. Për mua janë zyrtarë që kanë kryer korrupsion dhe duhet të jenë para drejtësisë, por janë pak. Aq është pak, nëse i shkohet deri në fund në nivelin politik janë edhe 5 të tjerë të përfshirë në nivel ministrash me mandat deputeti politik dhe po ashtu në nivel teknik.

Nëse i shkohet në fund hedhim një bazë shumë të mirë për të luftuar pandëshkueshmërinë që kanë patur institucionet tona. Për të thyer mitin e pandëshkueshmërisë. Për mua kjo është prova më e madhe e SPAK-ut. SPAK ka kryer disa hetime por nuk ka shkuar atje ku duhet”, tha ajo.

Sipas Tabakut SPAK duhet të kishte vepruar më shpejt pasi ka të gjithë informacionin me faktet dhe provat. Ajo theksoi se PD e ka inkurajuar organin e akuzës, ndërsa sipas saj qeveria e ka sulmuar.

 

 

Të fundit