Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku në mbledhjen e COSAP: Integrimi në BE kërkon reforma reale, jo retorikë politike

Tabaku në mbledhjen e COSAP: Integrimi në BE kërkon reforma

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së Konferencës së Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian (COSAP) në Tiranë, theksoi rëndësinë e një procesi transparent dhe të bazuar në meritokraci për integrimin evropian të Shqipërisë dhe vendeve të tjera kandidate.

Në këtë kuadër, Tabaku mbështeti zgjerimin e COSAP për të përfshirë Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Turqinë, si vende që ndajnë të njëjtën aspiratë për anëtarësim në BE dhe që duhet të jenë pjesë aktive e këtij debati.

"Zgjerimi i COSAP është një hap i rëndësishëm për të forcuar bashkëpunimin parlamentar dhe për të përfshirë vendet që ndajnë të njëjtin objektiv për integrimin evropian. •       Luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisësë e këtij diskutimi, jo thjesht spektatorë në një proces që përcakton të ardhmen e tyre," deklaroi Tabaku.

Kryetarja e Komisionit të ccështjeve Europiane, Tabaku ngriti shqetësime serioze mbi mungesën e progresit të Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të BE-së, duke kritikuar qeverinë për mungesën e transparencës dhe për dështimin në:

•             Sundimin e ligjit dhe pavarësinë e institucioneve;

•             Lirinë e medias dhe integritetin zgjedhor;

•             Luftën kundër korrupsionit dhe oligarkisë.

"Nëse Shqipëria nuk tregon prova konkrete të reformave, procesi i integrimit do të mbetet vetëm një retorikë boshe dhe një instrument politik për qeverinë," paralajmëroi ajo.

Ajo kërkoi një raport të qartë mbi statusin e kapitujve të acquis të BE-së, duke kërkuar që publiku dhe institucionet të kenë akses të plotë mbi reformat që po zbatohen dhe sfidat që mbeten ende pa zgjidhje.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Tabaku ishte paqartësia e qeverisë shqiptare në politikën e jashtme, duke përmendur votimin e dy rezolutave të ndryshme në OKB, një lëvizje që sipas saj minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

"Një vend që synon të jetë pjesë e BE-së duhet të ketë një qëndrim të qartë dhe të vendosur në politikat e tij të jashtme. Sinjalet e përziera nuk i shërbejnë stabilitetit rajonal dhe as besueshmërisë sonë si partner i BE-së," theksoi ajo.

Tabaku foli gjithashtu për Planin e Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se mungesa e një strategjie të qartë të qeverisë shqiptare mund ta kthejë këtë mundësi në një rrezik.

Ajo kritikoi qeverinë për mungesën e transparencës mbi detyrimet dhe për dështimin në:

•             Hartimin e një strategjie kombëtare për përshtatjen me standardet e BE-së;

•             Sigurimin e një raporti të qartë mbi përfitimet konkrete për qytetarët shqiptarë;

•             Menaxhimin e fondeve të BE-së, ku Shqipëria ka dështuar të përthithë financime të rëndësishme për shkak të korrupsionit dhe mungesës së kapacitetit institucional.

"Nëse qeveria nuk ka një plan të qartë për të përdorur këtë mundësi për zhvillimin e vendit, Shqipëria rrezikon të mbetet një ekonomi e varur nga korporatat e huaja dhe jo një ekonomi konkurruese dhe e qëndrueshme," u shpreh Tabaku.

Në përfundim, Tabaku theksoi se Partia Demokratike mbetet e vetmja forcë politike që garanton një proces integrimi të ndershëm dhe të bazuar në standarde të qarta.

"Ne nuk do të lejojmë që procesi i integrimit të përdoret si një instrument politik për të mbuluar dështimet e qeverisë. Shqipëria duhet të avancojë drejt BE-së përmes reformave reale, jo përmes propagandës," përfundoi ajo.

Me zgjerimin e COSAP dhe përfshirjen e vendeve si Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia, Tabaku theksoi se ky forum duhet të shërbejë si një mekanizëm mbikëqyrës për progresin e vërtetë demokratik dhe jo thjesht si një platformë politike për qeveritë e vendeve kandidate.

Të fundit