Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: PD do të insistojë që të përfshirët interpelanca për inceneratorët në Kuvend

Tabaku: PD do të insistojë që të përfshirët

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku deklaroi para nisjes së seancës plenare se sot PD do të kërkojë interepelancë për inceneratorët.

Sipas Tabakut, parlamenti është mbledhur tre herë për interesat private të 3 personave që janë në kërkim.

‘Ne kemi shprehur shqetësimet në lidhje me zgjedhjet. Diskutuam për lirinë e medias që është kthyer në kryefjalën e takimit të djeshëm. Elementi i tretë ka qenë korrupsioni dhe lufta ndaj korrupsionit.

Sot çështja e inceneratorëve është bërë jo vetëm një akuzë e opozitës, por edhe nda drejtësia. Abuzimi me fondet e bujqësisë nga BA është sot një akuzë e certifikuar nga OLAF.

Është një njollë turpi. Të gjitha këto shqetësime i shprehëm në rezolutën e përbashkët të miratuar. PD do të insistojë që të përfshirët interpelanca për inceneratorët. Ky parlament është mbledhur tre herë për interesat private të 3 personave që janë në kërkim.’- tha Tabaku.

 

Të fundit