Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: PD të mos lihet në duart e gjykatave, bashkimi kërkon vullnet politik

Tabaku: PD të mos lihet në duart e gjykatave, bashkimi kërkon

Deputetja demokrate Jordia Tabaku, ka folur për situatën politike në vend, ku tha se viti që lamë pas nuk ka qenë aspak i mirë për opozitën, ndërsa u ndal te negociatat për bashkimin e PD-së dhe arrestimin e Berishës.

Tabaku e ftuar në studion e Panorama TV,  fillimisht u ndal te buxheti ku tha se viti nisi me rritje taksash ndërsa paralajmëroi se takimin e 23 mijë profesionistëve të lirë do ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam përpjekur të bëj një analizë për situatën ekonomike. Buxheti që u miratua solli një rritje të re taksash, dhe kjo rritje që shkon për shtesën e mesme dhe profesionet e lira në një moment të vështirë ekonomik.

23 mijë profesionistë të lirë do të taksohen. Jemi në diskutime për të çuar në GJK. Taksohen dhe pse paguajnë 15% TVSH.

Të mos harrojmë që zhvlerësimi i euros po vë në rrezik 75 mijë familje dhe nuk ka asnjë reagim nga qeveria. Besoj do të jetë një vit sfidues”, tha Tabaku.

Për situatën në PD, ajo shtoi se duhet vullnet politik për t’u bashkuar dhe se fati i partisë nuk duhet lënë në duar të gjykatave.

Fatkeqësisht, viti që lamë pas është një vit ku debati brenda PD ka vazhduar dhe kulmoi me zgjedhjet lokale që për opozitën pati një bilanc negativ. Kisha bindjen se do të na shërbente për t’u ringritur, por fatkeqësisht nuk ndodhi. Bilanci nuk ka qenë aq pozitiv. Për vitin që vjen besoj që duhet të fokusojmë angazhimin tonë, në një parlament që rikthehet në normalitet, me komisione, dhe ngritjen e një strategjie politike për të patur një ofertë që të shkojmë te njerëzit.

Në emër të opozitës, kam marrë një angazhim që çdo gjë që ka lidhje me procesin e integrimit, do të ketë mbështetjen e opozitës. Shpresoj që viti i ardhshëm të shërbejë si një vit për të ndryshuar diuçka në këtë pikëpamje. Kemi 8 vite pa asnjë reformë në procesin e integrimit.

Më vjen mirë që shumë anëtarë të opozitës që janë me idenë që PD të jetë e bashkuar. Kemi bërë një luftë më shumë se një vit e gjysmë ku nuk fitoi askush. Kam preferuar t’u flas njerëzve jo të bëjmë debat në një luftë të pakuptimtë.

Nuk kam menduar se do ishte mekanik dhe do vinte nga një vendim gjykatë. Është vendim politik dhe kërkon vullneti politik. Prandaj dhe unë refuzova të ish zv/kryetare.

Nuk komentoj vendimet e gjykatave, por në gjykimin tim duhet të kalojmë përtej vendimit të gjykatave. Nuk duhet ta lëmë PD dhe vendimin për PD në dorë të gjykatave por të marrim vetë vendimin”, tha deputetja.

Të fundit