Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku propozon 4 ndryshime ligjore për kontrollin e kontratave koncesionare, çfarë synojnë

Tabaku propozon 4 ndryshime ligjore për kontrollin e kontratave

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku propozoi sot katër ndryshime ligjore për kontrollin e kontratave për koncesionet dhe PPP-të.

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Tabaku tha se bëhet fjalë për rritjen e transparencës me publikimin e dokumenteve në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve/PPP-ve, rritjen e përgjegjësisë personale tek punonjësit e administratës, forcimin e kontrollit të raporteve financiare dhe rritjen e skrupolozitetit të luftës kundër pastrimit të parave.

Referuar kontratave të inceneratorëve dhe koncesionet në shëndetësi, Tabaku tha se kanë “dëshmuar se sistemi dhe qeveria kanë çeduar që kemi propozuar të ndryshohen në projektligjin që keni përpara jush”.

Më tej shtoi se “në projektligj kemi forcuar akoma më tej mekanizmi kontrollues duke shmangur sa më shumë fshehjen pas përgjegjësisë kolektive”.

Referuar faktit që në shumë raste, operatorët ekonomikë janë përfshirë në skandale, propozohet që të kthehet në detyrim dorëzimi i raportit financiar, i cili provon se gëzon kapacitetet e nevojshme për realizimin e projektit.

 

Të fundit