Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: S’ka më tendera kush shkon te dera e Ramës, duhet ri-konceptuar modeli ekonomik

Tabaku: S’ka më tendera kush shkon te dera e Ramës, duhet

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, gjatë prezantimit të programit për ekonominë, u shpreh se rregullimi i TVSH do të kishte të madhe për biznesin.

Tabaku tha se nuk mundet që Shqipëria të shkojë në BE më 2027 pa qenë gati dhe biznesi.

Tabaku tha se edhe plani i PD këtë ka për qëllim, ngritjen e prodhimit dhe ndryshimit të modelit ekonomik, në mënyrë që vendi të nisë të prodhojë.

“Kishte 34 vite që s’ndodhte, rregullimi i TVSH do të ishte shumë i rëndësishëm për sektorin.  Së pari, ju e dëgjoni Ramën që thotë do shkojmë në BE më 2027, po si do shkojë biznesi në BE më 2027, sepse thotë do u jap pasaportën dhe biznesin e hedh në lumë?!

Ne kemi nisur një diskutim me biznesin për ta bërë gati biznesin për procesin e integrimit. Sot qeveria thotë se biznesi do shkojë me të mbathura në BE, pa investime, pa teknologji, pa standarde. Ndërkohë që ne, kemi gati planin për gatishmërinë e biznesit për në BE. Jo vetëm me investime, por edhe me politike pro biznesit.

Së dyti, në të gjithë botën, po ndodh një fazë e dytë e industrializimit. Po të shikoni Amerika, vendosjen e tarifave këtë ka. Edhe plani i PD me produktet ‘Made in Albania’ këtë ka, ngritjen e prodhimit dhe ndryshimit të modelit ekonomik që ne të nisim të prodhojmë. Sot, shitja, tregtia dhe prodhimi janë duke shteruar, pasi janë me financime të paligjshme parash. Dhe ndryshimi i modelit ekonomik, duke marrë parasysh sektorë që prodhojnë dhe që e nxjerrin Shqipërinë në tregje ndërkombëtare, do të jetë prioritet.

Ri-konceptimi i ligjit të investimeve strategjike. Sot ligji i investimeve strategjike merr kush shkon te dera e kryeministrit. Ne do të ndalojmë çdo investim strategjik abuziv dhe do të lejojmë një garë të hapur për investimet strategjike, ku prioritet të jenë investitorët e ndershëm”, u shpreh Tabaku.

Të fundit