Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Skema e pensioneve ka dështuar, duhet një reformë e thellë

Tabaku: Skema e pensioneve ka dështuar, duhet një reformë e

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet se sot në Shqipëri, 700.000 pensionistë varen nga pensionet, e që sipas deputetes demokrate, mund të quhen më tepër lëmosha, sesa një pension i drejtë për punën e tyre në shërbim të vendit.

Në një postim në Facebook, Tabaku shkruan se reforma e pensioneve në 2015, ishte një skemë e dështuar, që nuk i ofron një jetë me dinjitet kësaj kategorie.

“Shqipëria ka sot normën më të lartë të pensionistëve si përqindje të popullsisë, 30%. 700.000 pensionistë varen sot nga pensionet, nga lëmoshat në fakt që ofron qeveria. Rritja e fundit, që nuk ishte as indeksim, 25 Lekë në ditë, tregon qartësisht se skema e pensioneve ka dështuar për t’ju ofruar një jetë dinjitoze 700.000 pensionistëve.

Model ekonomik i cili po të jetë i shëndetshëm, ofron një pension të shëndetshëm. Po të jetë i mirë dhe i qëndrueshëm, sigurisht që ofron një pension të shëndetshëm. Por duke qenë se sot rritja e pagave bëhet me telekomandë dhe jo sipas nevojave që ka tregu dhe biznesi, sot reforma e pensioneve ndodhet në një pikëpyetje të madhe”, u shpreh Tabaku.

Të fundit