Flash News

Ditari i Opozitës

Takimet e Salianjit, Berisha: Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në

Takimet e Salianjit, Berisha: Çdo aktivitet jashtë forumeve

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar takimet e zhvilluara nga Ervin Salianji me qytetarët.

Berisha tha se çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat, që nuk ka lidhje me PD-në.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikimin më të vogël në PD.Çdo aktivitet jashtë forumeve të PD është strikt privat, pa asnjë lidhje me PD-në. PD është parti me statut, me institucione, me forume.

PD ka dhe do të ketë, ka filluar mbledhjen e forumeve, ka filluar debatin dhe do jetë debat i hapur për cilindo anëtar dhe drejtues.

Çdo person tjetër që për qëllime private, personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Ky rregull është për çdo forcë politike në botë”, tha Berisha.

Të fundit