Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë, Shehi: Diskursi i kryeministrit duket i agravuar

Takimi i Ramës me punonjësit e Bashkisë, Shehi: Diskursi i

Kryetari i LZHK Dashamir Shehi komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama dje me punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

I ftuar në News 24, Shehi tha se të dyja partitë politike, si PS, ashtu edhe PD, kanë treguar se janë kundër SPAK. Ai shtoi se diskursi i Ramës duket i agravuar. 

"Diskursi i Ramës duket i agravuar. Erion Veliajt ia hoqi prizën SPAK-u. Edhe shkruarja e mbështetësve të Veliajt në SPAK, për mendimin tim, është skenar i njëjtë, e njëjta gjë që ka bërë edhe Sali Berisha. 

Partitë janë bërë kundër SPAK. Prokurorët duhet të mbrohen. Sinjali është që kujdes kur ta ngrini dorën kundër nesh. Të dyja partitë politike po sulmojnë SPAK-un, me gjuhë anormale.

Rama e ka sulmuar SPAK, sepse nuk ka menduar që Struktura e Posaçme do shkojë deri këtu. Kjo situatë krijon perceptimin se Rama nuk e kontrollon SPAK. Sali Berisha nuk e ka në dorë gjithashtu SPAK-un. Këtu ka një gijotinë të vogël, që herë pas here ‘pret’ nga një kokë, nga secili krah. SPAK theu mitin se drejtësinë e ka në dorë Rama. SPAK po bën realitet atë që shqiptarët nuk e kishin menduar, që në burg të jenë kryebashkiakë, ish-kryeministra, ish-presidentë. Rezultantja e SPAK është pozitive. Rama e sulmon SPAK, për t’ju thënë mbështetësve se unë jam i fortë, se shefi juaj është ende i fuqishëm", tha Shehi. 

Të fundit