Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi i Ramës në oborrin e inceneratorit të Elbasanit, Paloka: Sinjal i qartë për SPAK: mos guxoni të hetoni!  

Takimi i Ramës në oborrin e inceneratorit të Elbasanit, Paloka:

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka ironizuar simbolikën e PS, pasi sot zhvilloi një takim për platformën ‘Deputeti që duam’ në oborrin e inceneratorit të Elbasanit.

Në një dalje për mediat, Paloka thotë se PS prezantoi të ardhmen e rilindjes në një vend grumbullimi plehrash, ndërsa tha se dalja e Ramës në këtë ambient, ishte sinjal për SPAK dhe drejtësinë që të mos guxojnë të hetojnë.  

“Simbolikë më të gjetur nuk ka patur që PS të mbajë takimin e radhës për platformën ‘deputeti që duam’ në oborrin e inceneratorin e Elbasanit.

Edhe sikur ta kishim paguar ne, nuk do bënte një gjë më të gjetur se sot. Ka vite që PS e ka kthyer në organizatë kriminale, por edhe në kosh plehrash, pasi ka përzënë nga PS figurat intelektualë e të ndershme, duke mbledhur banditë të të gjitha llojeve dhe simbolikë më të gjetur që prezantojë të ardhmen e rilindjes në një vend grumbullimi plehrash, Rama nuk mund të kishte.

Halli i tij ishte tjetër, është që paniku që e ka zënë për hetimin e inceneratorëve. Sot u përpoq të lajë duart duke ju thënë publikut e atyre që kanë vënë firmat për inceneratorët, se jeni ju përgjegjësit.

Ai tha nuk kam punë me procedurat. Dalja në oborrin e inceneratorit të Elbasanit është sinjali i qartë për SPAK e ju thotë se pas inceneratorëve jam unë dhe ju mos guxoni të hetoni dhe po u morët problemet do jenë tuajat”, tha Paloka.

Të fundit