Flash News

Ditari i Opozitës

Takimi me kongresmenin Keith Self, Këlliçi: Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, rruga për të ecur përpara

Takimi me kongresmenin Keith Self, Këlliçi: Lufta ndaj krimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi gjatë vizitës në Uashington, SHBA së bashku me kolegët e tjerë deputetë kanë zhvilluar një takim me kongresmenin, Keith Self.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se, lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara.

Reagimi i deputetit të PD, Belind Këlliçi:

Gjatë vizitës në Kongresin e SHBA, u takuam me kongresmenin Keith Self, Kryetar i Nënkomisionit për Europën në Komisionin e Punëve të Jashtme.
Fillimisht e falënderuam kongresmenin Self për seancat dëgjimore të zhvilluara në Kongres me fokus zhvillimet në Shqipëri, si dhe për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë vendit tonë ndër vite.
Aleanca në NATO ka detyrime për Shqipërinë, që nuk duhet të bëjë hapa pas në funksionimin demokratik të institucioneve, në pavarësinë e sistemit të drejtësisë, në vlerësimin e çdo investimi të huaj në Shqipëri, dhe mbi të gjitha në luftën me tolerancë zero ndaj pastrimit të parave të pista.
Lufta me tolerancë zero ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ecë përpara, si një vend i denjë për të qenë anëtar i NATOs dhe si vend kandidat për në BE.

Të fundit