Flash News

Ditari i Opozitës

Takoi Bashën, Berisha ka një sugjerim për Escobar: Shqiptarët nuk i pranojnë ‘kukullat’  

Takoi Bashën, Berisha ka një sugjerim për Escobar:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar takimin e kryedemokratit, Lulzim Basha me zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Duke folur në emisionin “Opinion”, Berisha i sugjeron Escobar se shqiptarët nuk mund të pranojnë kukulla në krye të PD.

Përballja ime me deklarimin non grata është përballje në gjykatë, është vendim politik pa asnjë fakt dhe dokument, gradualisht do merren vesh gjërat e do shihen se çfarë turpi ndodhen në ato dosje.

Nuk tërhiqem në asnjë rrethanë dhe në asnjë rast. Berisha nuk tërhiqet. Dallimi im me Bashën është i madh, ai humbi katër herë e nuk jep dorëheqjen , unë humba dhashë dorëheqjen. Nëse një njeri pranon se ka qenë kukull 8 vite, ai të paktën duhet të largohet 85 herë.

Unë njerëzisht do ti sugjeroja zotit Escobar, kukullat nuk i pranojnë shqiptarët. Nga kjo mbështetje përfiton vetëm qeveria”, tha Berisha.

 

Të fundit